Agan Halili, vëllai i dorasit me inicialet M.H, 30-vjeçar, që vrau babain e tij sot me thikë në Prizren, ka thënë se i vëllai i tij ka probleme mendore tash e 10 vite.
Halili ka bërë një sqarim në ‘Facebook’-un e tij, teksa ka thënë se i vëllai i tij ka qenë në trajtim disa herë në Klinikën Psikiatrike në Prishtinë, por që më pas është liruar nga spitali pa ndonjë sqarim
Ndër të tjera, ai ka akuzuar edhe Policinë e Kosovës, për të cilët thotë se janë telefonuar para tri ditësh duke i njoftuar për kërcënimin, por që nuk e kanë marrë me seriozitet thirrjen e tij.
Përgjatë ditës së sotme, 30-vjeçari M.H. nga Prizreni sulmoi me thikë prindin e tij 50 vjeçar, i cili mbeti i vdekur si pasojë e goditjeve që kishte marrë.
Trupi i pajetë mbeti për disa orë në vendin e ngjarjes, derisa Instituti i Mjekësisë Ligjore konstatoi se i njëjti nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Duke pare gjendjen e renduar te vellaut ne kemi lajmeruar policine e Prizrenit para 3 ditesh para se te ndodhte ky krim, ata kane ardhur e kane cortuar me fjale si mund te cortosh nje 2 vjecar edhe kane ikur.
Pergjegjesia per kte perfundim tragjik i takon vetem institucioneve te Kosoves qe jane pergjegjese per te tilla probleme.


