in ,

Njerëz me mjekra shpërndajnë pamflete kundër votimit e demokracisë!?

Person i paidentifikuar duke shpërndarë pamflete në platonë e Kishës Ungjillore në Prishtinë (i kapur nga kamerat e sigurisë)

Sot myslimanët me mjekra e pantallona tre çerekësh, kanë shpërndarë nëpër rrugë pamflete  kundër votimit e demokracisë.

Ata bëjnë thirrje të mos votohet, as të mos zgjidhen deputetet e popullit, sepse votimi dhe zgjedhja e tyre qenka kundër vullnetit të allahut. 

Vetëm Zoti i tyre, paska të drejtë të nxjerrë ligje. “Islami na tregon se të drejtën për të vendos ligje i takon vetëm Allahut”. 

“Ata që nuk e respektojnë fjalën e allahut, pra ligjvënësit e popullit janë qafira.

Brenda këtij pamfleti dy faqesh ka urrejtje të tërbuar kundër priftërinjve të krishterë e rabinëve. 

Në predikimet e tyre gojore thonë se do të vi dita kur atyre që  votojnë do t’u këputet dora. 

Dispozita e pjesëmarrjes në zgjedhje demokratike është “kufer” që e nxjerrë njeriun nga feja”, shkruan ndër të tjera në pamfletet që i kanë shpërndarë nëpër kryeqytet. 

Rrëqethesh kur i lexon. 

Policia nuk i pengoi dhe nuk i arrestoi, megjithëse këto pamflete janë thirrje për linç, janë shkelje elementare e të drejtave të njeriut, thirrje për shkeljen e kushtetutës dhe të ligjit, që prekin themelet e shtetit.  Pamfleti bënë thirrje për rrënimin e institucioneve demokratike, kthim në mesjetën e tmerrshme arabe.

 Dhe të gjitha këto po ndodhin në Prishtinë e jo në Kandahar. 

Lini një Përgjigje

Hoti: SHBA ndërpreu komunikimet me ne gjatë Qeverisë Kurti

Analistët ndërkombëtarë shohin lëvizje të pozicioneve amerikane për dialogun Kosovë-Serbi