in

Njëqind vite Republikë dhe haxhi qamilat e sotëm!

Shkruan: Shpend BAJRAMI  

Turqia e Ataturkut shënon 100 vjetorin e themelimit të Republikës! E zhvilluar dhe e shkëputur totalisht nga e kaluara e “dembelave të Stambollit”, nga e kaluara e pushtetit të haremit të sulltanave, e shkëputur nga tabutë dhe besëtytnitë, e shkëputur nga fetishet dhe injoranca, Republikë e orientuar në shkollim, civilizim, ngritje, zhvillimin, konkurim, Republikë e themeluar në variantin perëndimor, e themeluar nga një reformator “open mind” siç ishte Mustafa Kemal që sot turqit i thonë At-aturk, (baba) duke harruar dhe shkëputur nga “baba sulltan” – dovleti që ishte ashtu siç vetë turqit nuk e deshin të ishin me, një baba siç ishte perandoria e baba – s së të kaluarës, që çuditërisht vazhdon të përkujtohet akoma në mesin tonë bile me nostalgji nga individ e organizata të caktuar, filluar nga e periudha e haxhi Qamilit me parollën “dum baben”, aluduar në të kaluarën e babasë së dembelave të Stambollit.

Ndërkaq, Mustafa Kemall – At-aturk (supozuar me prejardhje shqiptare) si një shqiptar që bën mrekulli në tokë dhe popull të huaj, arriti që ta shkëpusë dhe ta nxjerr në dritë popullin turk, që luftonte për t’u shkëputur nga periudha e errët e dembelave.

Historia, e kaluara duhet të na shërbejë për të ecur përpara, e jo për t’u kujtuar e përsëritur, gabim pas gabimi!

Gjithsesi, me shpresë te zoti që edhe në mesin tonë do të lindë një reformator si At-aturk që të na i hapë sytë dhe të na orientojë nga e ardhmja, uroj turqit për festën e pavarësisë së Republikës së At-aturkut!

Lini një Përgjigje

Në Kishën e Sh'na Ndou: Petrit Çeku sjell madhështinë e kryeveprave të Bahut dhe të Barrios

‘Post Festival’ përmbledh Festivalin e Këngës, ia hap dyert dokumentarit