Mevi Rafuna
Na i shkëputën krahët
dhe u bëmë tokësor, por
rrallë herë njeriu arrinë
që të fluturoj
me krahët
e shpirtit.
Rrugës tek eci, mbaj sytë
te poshtë,
shoh vetëm këmbë
njerëzish që ecin, dikush
shpejtë, dikush ngadalë,
dikush lakon hapin.
Dhe unë nuk arrij t’ja u
shoh fytyrat,më kalojnë
të njohur e të panjohur…
kalojnë dhe ata që i njoh
vetëm përmes ëndrrash.
Më shpejtë se hapat
tonë, na shtyp koha,
tek sillem rrugëve të
vjetra, ndjej një mllef
përbrenda.
Dua ta arrijë kohën, ta
shtyp, ta tejkalojë atë,
kërkoj brenda vetes ca
copëza hyjnore që
mbetën nga zjarri i
madh, kur u ngjiz shpirti
im.
Për një çast lumturohem,
kam përshtypjen se do ja
arrijë qëllimit
por jashta meje është
hapësira e mbushur me
ndërtesa të mëdha si
fantazma,
shpirti më therrë prapë
më duket vetja shumë e
vogël
një grimcë jam
një grimcë
në këtë univers pa fill e
pa fund.
Do tentoj prapë
unë jam Sizif i revoltuar.
Nuk do më përbijë mua
pluhuri i kohës
jo jo
do bëjë magji
do i thërras forcat e
panjohura
diku do dal
bota është e vogël
kërkoj shpirtat e
ngjashëm me mua
t’i marrim më shumë
jetës
e vdekjen mos
ta ndiejmë.