in

Një shqiptar i Kosovës dyshohet se ka vdekur te "Maja e Thatë" në Valbonë

Një shtetas i Kosovës dyshohet se ka vdekur në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë të Shqipërisë, ka bërë të ditur policia e këtij shteti.

Përmes një komunikate për media, Policia e Shtetit ka thënë se shërbimet e Komisariatit të Policisë në Tropojë janë nisur drejt zonës.

Sipas njoftimit, për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar edhe ndërhyrja e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes për të lokalizuar trupin.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimës.

“Sunny Hill 2024” në Prishtinë u ndez nga paraqitja spektakolare e artistes me famë botëror, Bebe Rexha

Spektakël në Paris në nisje të Olimpiadës