in

Një person i vë flakën veturës së hoxhës në Pejë

Hoxha Eroll Rexhepi nga qyteti i Pejës ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook disa pamje ku shfaqet një person gjysmë i maskuar duke i vënë flakën veturës së tij e cila ndodhej e parkuar para shtëpisë së tij në lagjen Kapeshnicë.

Rexhepi ka deklaruar se vetura është djegur në tërësi dhe janë shkaktuar edhe dëme tjera, mirëpo fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Sot rreth ores 03:07am, para shtëpis sime në lagjen Kapeshnicë, rruga Rozafa në Pejë, një person gjysëm i maskuar ja vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëmë të tjera… Falënderoi Zotin që nuk kishim dëme në jetët e njerëzve dhe për rreth shtëpive të tjera”, shkroi Rexha.

Ai kërkon nga Policia që ta zbulojë sa më shpejt të dyshuarin dhe të zbardhen rrethanat e rastit.

Lini një Përgjigje

Protesta para parlamentit në Gjeorgji, policia përdor gaz lotsjellës

Kuvendi ndryshon rendin e ditës, opozita lëshoi sallën