Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) bëhet e ditur se nëna me inicialet D. S., 26 vjeçe, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve.
“Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.
Stafi spitalor bën të ditur se nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Tashmë fosnjat ndodhen nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme.