in

Një muaj paraburgim të dyshuarit që vrau djalin e vet

 

Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten, ia ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, Skënder Krasniqi.

Sipas komunikatës për media, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kjo gjykatë kishte aprovuar kërkesën Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit Skënder Krasniqi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të pandehurit S.K. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Sipas kësaj komunikate, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri Skënder Krasniqi mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri ekziston rreziku se do të pengohet rrjedha e procedurës penale.

I pandehuri Skënder Krasniqi dyshohet se me datë 27.01.2021 rreth orës 17.00, në parkingun e ndërtesës ku edhe ka banuar, nga motive ende të panjohura deri më tani ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin Albert Krasniqi dhe si pasojë e plagëve të marra i ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. 

Lini një Përgjigje

Me 1 shkurt Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhëniet diplomatike

Hoti kërkon reagimin e QUINT-it dhe të BE-së ndaj Vuçiqit