in

Një i vdekur nga shpërthimi i një cisterne të vogël në Pejë

Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne të vogël që ka ndodhur sot në një pompë të derivateve në Pejë dhe një tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit dhe një tjetër është dërguar për trajtim mjekësor, por lëndimet e tij nuk janë serioze. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi për RTK.

Sipas tij, viktima dyshohet se është i moshë rreth 40 vjeçare, ndërsa raportohet se ishte punëtor i pompës së derivateve.

Policia konfirmoi se rasti ka ndodhur rreth orës 09:40.

“Rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim, dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë të derivateve. Jemi në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar”, ka njoftuar policia.

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Fitore Pacolli: Dy prona publike janë tjetërsuar jashtëligjshëm