Gjatë ditës së sotme, një person është gjetur pa shenja jete te Liqeni i Radoniqit.
Policia, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë 67-vjeçar me inicialet M.P.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.