in

Një 19-vjeçar u vra në Gjilan

Mbrëmë, rreth mesnatës, në Gjilan, është vrarë një ri ii moshës 19 vjeçe. Ai është therur me thikë dhe pas lëndimeve të marra ka vdekur.

Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Më datë 23.10.2020, rreth orës 00:06, Stacioni Policor në Gjilan ka marrë një informatë se në rrugën “Gjon Sereqi”, në Gjilan, ishte një person i lënduar, dyshohej me mjete te mprehtë. Patrullat policore iu ka përgjigjur informatës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë”, ka deklaruar z. Hashani.

Sipas Hashanit, deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast. Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lini një Përgjigje

Yuri Kim: Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi!

Kujdes nga Policia, dënohen mosrespektuesit e COVID-19