in

Nisma dashakeqëse e Dudie Balës

OJQ – Jo, pushtimit, agresionit, indoktrinimit dhe asimilimit islamik

Ju lutem shqiptarë kudo që jeni lexoni iniciativën dashakeqe nga deputetja Duda Balje e cila me këmbngulje kërkon që të mbulohen femrat shqiptare me shami e feregje.A ka ndonjë vend në botë kur minoritetet duan ta ndryshojnë dhe shkatërrojnë kulturën e një kombi???

Duda Balje

 Deputetja Dude Balje ndryshoni udhezimin administrativ te MASHT-it 06/2014Detyrimi për të mbajtur shami, si dhe ndalimi i mbajtjes së shamisë “I privon gratë myslimane nga e drejta për të vendosur vetë”.Pra, është e ndaluar të urdhërohet mbulimi i kokës, por gjithashtu nuk mundet të urdhërohet një vajzë ose një grua të mos mbulojë kokën.Ky është aspekti filozofik i Islamit, sipas të cilit të gjitha vendimet në fe duhet të jenë produkt i vullnetit të lirë.Pikërisht për shkak të gjithë kësaj, dhe për sa i përket të drejtave kushtetuese dhe ligjore në vend, është e rëndësishme të dini se si të bëni një dallim në mes të “drejtës absolute dhe asaj të kufizuar”

“E drejta absolute” është një e drejtë që shteti nuk mund ta kufizojë ligjërisht në asnjë mënyrë: për shembull, e drejta për jetën; liria e mendimit, liria e besimit dhe e fesë.“E drejta/liria e kufizuar” është një e drejtë që shteti mund ta kufizojë.Liria e shprehjes së besimit është liri e kufizuar dhe kjo liri kufizohet me LIGJ.ÇFARË ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME TË DIHET ËSHTË SE, nuk ekziston ligj në Kosovë që kufizon lirinë e vajzave dhe grave myslimane për të shprehur besimin e tyre përmes veshjes modeste, mbajtjes së shamisë.Shteti, pra, mund të zbatojë kufizimin e të drejtave dhe lirive vetëm me LIGJ, me kusht që ekziston një “qëllim legjitim për kufizimin në fjalë” dhe që “masat kufizuese të jenë proporcionale”.

Pra, problemi kryesor me të cilin ballafaqohemi në Kosovë është se kufizimi i lirisë së vajzave për të mbajtur shaminë në shkollat publike bazohet në akt nënligjor (Udhëzim Administrativ) dhe jo në LIGJ, dhe kjo pa diskutim dëshmon për një kufizim arbitrar, të paligjshëm dhe antikushtetues.

Në lidhje me të lartcekurat, konstatoj se neni 3, pika 1.13 e Udhëzimit Administrativ të MASHT-it 06/2014 është i paligjshëm dhe antikushtetues,MASHT-i, duke i tejkaluar kompetencat e veta, ka marrë përsipër një pjesë të funksioneve të pushtetit legjislativ (Kuvendit), duke i dhënë vetes të drejtën që me akt nënligjor, përkatësisht me udhëzim administrativ, të kufizojë të drejtat dhe liritë kushtetuese.Më lejoni të përsëris edhe një herë se kjo është në kundërshtim me nenin 38 par. 4. të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në kundërshtim me nenin 9 par. 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas së cilës të drejtat dhe liritë e njeriut mund të kufizohen vetëm me LIGJ!Është për të ardhur keq dhe kundër të gjitha rregullave, t’u kërkohet vajzave të bëjnë një zgjedhje midis fesë së tyre dhe rolit të tyre në shoqëri apo institucion arsimor. 

Kjo është pikërisht e kundërta se si duhet të funksionojë shoqëria dhe shteti.Shteti nuk e shkel detyrimin e tij të neutralitetit fetar, nëse lejon mbajtjen e shamisë.Shkolla nuk është një hapësirë klinike sterile, por një pasqyrë e shoqërisë dhe një vend ku njeriu mëson për të.

Lini një Përgjigje

SHembet kisha 700 vjeçare në Shqipëri!

Lisi i Tërshanit dhe Ibrahim Rugova