Para pak çastesh ka nisur takimi mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdhxiku dhe kandidates për presidente Vjosa Osmani. Pjesëmarrës në takim janë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe këshilltarja e Osmanit, Learta Hollaj.
Kreu i LDK’së do të bisedojë me Osmanin rreth çështjes së votimit të presidentit.
Për tu votuar Presidenti i Kosovës duhet të ketë 81 vota. Nëse nuk i ka këto vota në dy raundet e para të votimit, atëherë i duhen 61 në raundin e tretë por që duhet të marrin pjesë 80 deputetë në votim.
Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka bërë të ditur pas votimit si Kryeministër se seanca për votimin e Presidentit do të mbahet pas zëvendësimit të deputetëve që u bënë ministra në Qeverinë e tij.