in

Nis puna për organizimin e Kongresit të përbashkët për kryetarë bashkish dhe komunash Shqipëri-Kosovë

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, ka pritur në takim zv. kryeministrin e Kosovës, Besnik Tahiri. Lleshaj thotë se janë dakordësuar për të nisur punën për organizimin e një kongresi të përbashkët në nivel të kryetarëve të komunave dhe bashkive.

Sipas Lleshajt, ky organizim ka për qëllim ndërtimin e një platforme në shërbim të nxitjes së bashkëpunimit mes autoriteteve vendore dhe shkëmbimin e përvojave për politika reformuese.

“Pata kënaqësinë të pres sot Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, z. Besnik Tahiri në një takim shumë të frytshëm, ku formalizuam përmes një deklarate të përbashkët, nisjen e punës për organizimin e një Kongresi të përbashkët në nivel të kryetarëve të Komunave/Bashkive. Kjo me qëllim ndërtimin e një platforme në shërbim të nxitjes së bashkëpunimit mes autoriteteve vendore, shkëmbimin e përvojave për politika reformuese, përmirësimin e komunikimit mes niveleve të ndryshme të qeverisjes midis dy vendeve, rajonit e më gjerë.

Shpreh bindjen se ky hap do të shërbejë si model për thellimin e bashkëpunimit jo vetëm midis Shqipërisë dhe Kosovës në nivel vendor, por edhe vendeve të tjera të rajonit në kuadër të objektivit të përbashkët, integrimit europian”, u shpreh Lleshaj.

Lini një Përgjigje

Shqipëria zë vendin e dytë në botë me kërkesa azili në BE

Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e Trumpit për rezultatin zgjedhor në Pensilvani