in

Nis procesi mësimor në objekte shkollore

Qeveria e Kosovës ka vendosur që 19 prilli në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, të vazhdojë sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHTI-t për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë COVID-19.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë thirrje për respektim të masave në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve. Ju lutem mbajeni distancën, dezinfektoni duart dhe vendoseni maskën sipas rekomandimeve

Ai ka njoftuar se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student.

Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet  e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve.

Lini një Përgjigje

Deklarohet për herë të parë presidenti dhe nënkryetarët e Superligës Evropiane

Ku mund ta gjeni romanin "Zogjtë e qyqes"të Gani Mehmetajt që mori çmimin "Kadare'