in

Nis karantina, kush e shkel dënohet me 10 mijë lekë gjobë ose burg

Ka hyrë në fuqi rikthimi i karantinës në vendin tonë. Nga ora 22:00, deri në orën 6 të mëngjesit Shqipëria duhet të qëndrojë në izolim për shkak të situatës me pandeminë. Ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune. Dhe për të gjithë ata që thyejnë këtë urdhër, do të gjobiten. Gjoba do të jetë 10 mijë lekë të reja. Në rast të përsëritjes rrezikohet deri në 6 muaj heqje lirie.

Ora policore ka përjashtime për sektorët si OSHEE, Energjetika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat. Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këto 8 orë ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.

Gjoba do të ketë edhe për bizneset që nuk respektojnë urdhrin. Për çdo lëvizje do të duhet të merret autorizim në E-Albania për të gjitha sektorët që do të jenë në punë pas kësaj fashe orari. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Qeveria e Kosovës të enjten merr vendim për masat e reja anti-COVID

Fox news: Republikani i Alaskes Dan Sullivan e mundi demokratin Al Gross