Vladimir Stojan Buril
Niketë Dardani ishte ndër të parët kompozitor ,i cili shkroi shumë vepra të ndryshme si laike ashtu dhe fetare. Niketë Dardani (340 – 414), njihet si autori i “Te Deum” ,hymnit bazë dhe simbol të krishtënimit. Ky artist nga Dardania asht nji nga emrat e parë të historisë kulturore të krishtënimit dhe një nga themeluesit e kësaj kulture. Etnomuzikologu Ramadan Sokoli, në librin e Tij argumenton kontributin e kesaj figure të shqueme shqiptare të artit kishtar mesjetar. Niketë Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të Dardanisë. Ancient Illyria: An Archaeological Exploration
Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrason, Niketë Dardani emnohet në moshën 26 vjeçare Ipeshkëv i Ramesianës. Vepra e tij sipas Ilir Secit ma e njohun asht hymni “Te Deum Laudamus”, i përhapun në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkrue muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Koha qi e ndan këtë artist nga pasuesit e tij asht nji hendek shekullor që thellohet në terrin e “Dark Age”, ku nga trashgimia jonë humbën shumë vlera të ndërtuara në mijëvjeçare..