in

Nga zjarret masive në Havaje 36 të vdekur e shumë të lënduar

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas një zjarri shkatërrues që përfshiu rajonin Maui në Hawaii.

Zjarret e furishme të ndezura nga erërat uragane kanë shkatërruar qytetin historik të Lahaina në ishullin Maui të Hawaii-t.

Të paktën gjashtë persona vdiqën në qarkun Maui, thanë zyrtarët nga ky vend.

Sistemi spitalor i Maui-t është mbingarkuar me pacientë të djegur dhe njerëz që janë helmuar nga tymi.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime se disa njerëz u hodhën në oqean për t’i shpëtuar flakëve që lëviznin me shpejtësi. Roja bregdetare e SHBA tha se shpëtuan dhjetëra njerëz nga uji.

Kryetari i Bashkisë së qarkut Maui, tha në një konferencë shtypi se shumë shtëpi dhe struktura biznesi u shkatërruan plotësisht.

Zyrtarët thanë se është ende e vështirë të përcaktohet shkalla e vërtetë e dëmit në Maui dhe kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet. Rreth 2,100 njerëz janë zhvendosur nga zona.

Lini një Përgjigje

Afganët po përjetojnë “ankth humanitar”

Dymbëdhjetë persona ende të zhdukur nga shpërthimi vdekjeprurës afër Moskës