in

Nga pandemia vdiqën 20 milionë njerëz

Emergjenca globale shëndetësore e Covid ka përfunduar”. Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus. Gjendja e emergjencës shëndetësore u shpall më 30 janar 2020.

“Ky është një moment për të festuar, por është edhe një moment për të reflektuar. Kanë humbur jetë që nuk duhej të ishin humbur. Në 3 vjet kanë qenë të paktën 20 milionë vdekje. Ne u premtojmë fëmijëve dhe nipërve tanë se nuk do të bëjmë më kurrë të njëjtat gabime”, – shtoi kreu i OBSH-së.

“Në fillimin e pandemisë, kishte rreth 100 raste të Covid-19 jashtë Kinës dhe nuk u raportua asnjë vdekje. Në 3 vjet që nga ajo kohë, bota është kthyer përmbys. OBSH ka raportuar rreth 7 milionë vdekje, por ne e dimë se vlerësimi është shumë herë më i lartë, i barabartë me të paktën 20 milionë vdekje”, – theksoi Ghebreyesus.

Megjithatë rreziku i varianteve të reja mbetet.

“Me shumë shpresë tani e shpall fundin e Covid-19 si një emergjencë shëndetësore globale, por në çdo rast kjo nuk do të thotë se Covid ka mbaruar për sa i përket kërcënimit për shëndetin global”, – tha në deklaratën e tij drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

“Rreziku i varianteve të reja që mund të shkaktojnë valë të reja rastesh dhe vdekjesh mbetet. Gjëja më e keqe që vendet mund të bëjmë tani është të përdorim këtë lajm për të ulur vigjilencën, për të çmontuar sistemin që kemi ndërtuar dhe për t’u nisur njerëzve mesazhin se Covid nuk është më diçka për t’u shqetësuar” – paralajmëroi ai.

Covid ishte shumë më tepër se një krizë shëndetësore.

“Teksa flasim – tha Ghebreyesus – mijëra njerëz në mbarë botën po luftojnë për jetën e tyre në terapi intensive dhe miliona vazhdojnë të jetojnë me efektet dobësuese të gjendjes post-Covid. Virusi është këtu për të qëndruar. Është ende duke vrarë dhe është ende duke ndryshuar” – tha ai.

“Covid ka qenë shumë më tepër se një krizë shëndetësore. Ajo shkaktoi trazira ekonomike, duke zhdukur triliona nga PBB-ja dhe duke shtyrë miliona njerëz në varfëri. Ka shkaktuar trazira sociale, me mbyllje kufijsh dhe miliona njerëz të prekur nga izolimi, depresioni dhe ankthi.

Pandemia ka qenë një tendencë rënëse për më shumë se një vit, me imunizimin në rritje dhe vdekshmërinë duke u ulur me më pak presion mbi sistemet shëndetësore. Kjo ka lejuar që shumë vende të kthehen në jetën siç e dinim përpara pandemisë” – tha kreu i OBSH.

Lini një Përgjigje

Bekim Fehmiu në teleserinë: "Një fëmijë me emrin Jezus”

Polonia dënon thirrjet për vrasjen e ambasadorit polak në Moskë