in

Nga mbledhja e Qeverisë

Në mënyrë elektronike, sot shtë mbajtur mbledhja e 68-të me radhë e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje anëtarët e ekzekutivit kanë miratuar vendime dhe dokumente të ndryshme, në mesin e të cilave edhe disa vendime për shpronësime.

Vendimet që u morën sot nga Qeveria e Kosovës:

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin ka obliguar të gjitha institucionet publike në Republikën e Kosovës që të bashkërendojnë aktivitetet e tyre me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (ASHI/MPB), për zhvillimin e sistemeve elektronike dhe integrimin e tyre në infrastrukturën dhe platformat qendrore të sistemeve të informacionit në pajtim me legjislacionin në fuqi.Me këtë rast, obligohet ASHI/MPB të paraqesë për miratim në Qeveri draftin e Strategjisë së Qeverisjes Elektronike brenda tre (3) muajve si dhe Policia e Kosovës që të rrisë kapacitetet hetuese për parandalimin e sulmeve kibernetike në bashkëpunim me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Grave në Danimarkë nuk u lejohet të mbajnë mbulesën islamike në publik

21-vjeçarja nga Rahoveci preu venat nga dhuna dhe presioni i burrit