in

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Të enjten, më 10 dhjetor, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetarja Vjosa Osmani.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të bëjë shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim, si dhe statutet e katër universiteteve: Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, si dhe Statutit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e katër raporteve vjetore të institucioneve të pavarura: Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2019, Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2019, Raportit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut për vitin 2018, si dhe atij për vitin 2019.

Po ashtu pritet të shqyrtohet edhe raporti për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018 – 2019.

Seanca do të vijojë me procedurën e zgjedhjes së dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë, zgjedhjes së Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, si dhe emërimit të Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT.

Sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë, Kuvendi do të mbajë debat parlamentar lidhur me luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore.

Në mbledhjen e djeshme, Kryesia miratoi Planin për Mbikëqyrjen e Procesit Intergues 2020-2021, si dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

Lini një Përgjigje

Armët ruse në Serbi, përmes vendeve të NATO-s dhe BE-së

Sot është Dita Kombëtare e Rinisë, në nder të studentëve të Lirisë