in

Nga e marta trafiku urban do të jetë falas

Duke filluar nga e marta, më  1 dhjetor, për një muaj rresht, udhëtarët e Trafikut Urban nuk do të paguajnë bileta për shërbimet me autobus. Këtë vendim të Komunës së Prishtinës e ka bërë të ditur kryetari Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook

Postimi i kryetarit Ahmeti:

Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë.

Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh!

#prishtina

Lini një Përgjigje

KE, Kosova larg sundimit të ligjit, nuk ka asgjë të re për liberalizim vizash

Thirrje për rezistencë ndaj rendit botëror të Kinës