in

Nga dokumentet serbe, 1913 – "Shfarosni arnautët katolikë"

….Me 1913, redaktori përgjegjës i organit qendror të Kishës Ortodokse serbe, “Glasnik Pravoslavne crkve”, shkruante:

“Rrezikun më të madh për Kishën ortodokse, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, paraqet Kisha Katolike dhe katolicizmi. Ne, katolicizmin edhe gjerë me tani, e kemi pasur armikun tonë më të vendosur dhe më të pabesë. Qendresën më të madhe nepër Serbinë e Vjetër (Kosova) dhe Shqipëri, na e kan berë arnautët katolik.

Shkodrën serbe, ia ka rrembyer ushtrisë sonë fitimtare, katolicizmi. Europa e pashpirtë e mizore nuk ua ka dhenë arnautëve Shqipërin, Shkodrën dhe Sinje Moren serbe, por katolicizmit.

Nepër shkrepat shqiptare, me ushtrinë serbe janë përballur priftërinjët e rruar.

Djemtë e Serbisë kanë vdekur më shumë nga katolocizmi, sepse më shumë kokëqarje i kan shkaktuar ushtrisë serbe priftërinjët se sa topat e Esat Pashës….

Fretërit katolikë dhe Kisha katolike disponojnë me mjete të shumta materiale dhe mendore. Klerikët katolik me përgaditjen dhe sakrificën qendrojnë larg mbi ne”. (perfundim citati)

Nga PASQYRA, nr 11, shtator 1999

Xhafer Shatri

Lini një Përgjigje

Koncepti “Fuqi” në Politikë, dhe shqiptarët në Ballkan

"Rreziku" nga muxhahedinët iranianë në Shqipëri