in

Nga dilerët e drogës paguhen këngëtarët

Hajrush Behluli e ka quajtur të drejtë konstatimin e profesorit Blerim Latifi se disa muzikantë kosovarë janë logjistikë e krimit të organizuar, shikoni vetem pasurinë dhe luksin e tyre, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

“Konstatim i drejtë i Profesorit sepse kjo është e vërtetë dhe tentimi i një muzikanti për ta demantuar duke thënë  se profesori nuk ka njohuri se ka “këngëtar” që “fiton” 15-20 mijë eruro në një koncert veç sa e vërteton konstatimin e Profesorit”, ka shkruar ndër të tjera Behluli.

Postimi i plotë:

Blerim Latifi: Disa muzikantë kosovarë janë logjistikë e krimit të organizuar. Shikoni vetem pasurinë dhe luksin e tyre.

Konstatim i drejtë i Profesorit sepse kjo është e vërtetë dhe tentimi i një muzikanti për t’a demantuar duke thënë se profesori nuk ka njohuri se ka ,,këngëtar” që ,,fiton” 15-20 mijë eruro në një koncert veç sa e vërteton konstatimin e Profesorit.

Dihet thuaja botërisht se nëpër diskoteka shpërndahet droga dhe nga dilerët e drogës paguhen këngëtarët me ato shuma marramendëse për kontributin e tyre në tubimin e klienteles së tyre dhe jo nga pronarët e diskotekave duke shitur coca cola e redbulla.

ATK mundet lehtë t’i kontrollon librat e aktivitetit biznesor të diskotekave a ka shenime per pagesat 20 mijë euro për këta ,,artista legjendar” që paguhen kaq shumë dhe a paguhet tatim per ato të hyra. Të rinjtë përdorues të drogave në ato ,,koncerte” shkojnë të furnizohen dhe jo për të dëgjuar zhurma të paartikulueshme muzikore. Edha ata përdorues që vijnë gjatë verës nga perëndimi vijnë këtu me duar në xhepa dhe me pare se këtu i kanë furnizuesit.

Ky biznes dihet si bëhet vetem që duhet dikush të dalë ma në fund dhe me e ndalë nëse don.

Shëndet e me të mira në të ardhmen se gjerë tani kështu ka funkcionuar kjo punë.

Lini një Përgjigje

Gjykata e Strasburgut dënon Shqipërinë për segregimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë

Viola von Cramon: Qeveria e Kosovës ka propozim për Asociacionin