Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, para pak minutash ka votuar në shkollën “Naim Frashëri”.
Me këtë rast, Rudari ka apeluar tek qytetarët llapjanë që të dalin në masivisht në këtë zgjedhje, derisa njëkohësisht ka apeluar që të kujdesen ndaj pandemisë COVID-19.
“Falënderoj komisionarët dhe vëzhguesit të cilët janë zgjuar herët për të siguruar një proces të rregullt zgjedhor. Sigurisht është një ditë e jashtëzakonshme, sepse edhe situata është e jashtëzakonshme. Apeloj nga qytetarët që të kryejnë obligimin e tyre për të votuar, por të kujdesen edhe për veten, të mbajnë maskat dhe distancë. Ta kalojmë sa më mirë këtë ditë si dhe pandeminë COVID-19”, ka thënë Rudari.
Gjatë zgjedhjeve që po mbahen sot, në Podujevë janë duke garuar tre kandidatë për kryetar, Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi nga LVV dhe Naim Fetahu nga PDK. Të drejtë vote në këtë komunë kanë mbi 87 mijë qytetarë./Llapi.info