Sipas kryeministrit Benjamin Netanyahu, Izraeli është në procesin e “ndryshimit të fytyrës së Lindjes së Mesme”
Pas përmbysjes së liderit sirian Bashar al-Assad, Izraeli po i mposht armiqtë e tij “hap pas hapi” në një “luftë ekzistence që na u detyrua”, tha Netanyahu para shtypit në Jerusalem atë mbrëmje.
Siria e Asadit ishte “lidhja më e rëndësishme në boshtin e së keqes të Iranit”. Ai ngjalli urrejtje ndaj Izraelit, e sulmoi atë në Luftën e Yom Kippur të vitit 1973 dhe ishte një “tubacion armësh” nga Irani për Hezbollahun në Liban, tha ai.
Netanyahu tha se rënia e regjimit sirian ishte një “rezultat i drejtpërdrejtë i goditjeve të rënda” që Izraeli i dha Hamasit islamik në Rripin e Gazës, milicisë shiite Hezbollah në Liban dhe Iran.
Megjithatë, “boshti i së keqes” i Iranit nuk është zhdukur ende. Por “ne po ndryshojmë fytyrën e Lindjes së Mesme”, tha Netanyahu.
“Shteti i Izraelit po e vendos veten si një qendër fuqie në rajonin tonë në një mënyrë që nuk ka qenë rasti për dekada.” Sipas aktivistëve, Izraeli ka kryer sulme të rënda në Siri që nga rënia e Asadit, në mënyrë që të shkatërroi sitemet raketore dhe armët në mënyrë që mos të bien në dorë të ekstremistëve.
Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja