in

Nesër nis vaksinimi masiv te sheshi “Skënderbej”

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Manastirliu kanë ndjekur nga afër vaksinimin e edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve në Shijak dhe kanë deklaruar se prej ditës së nesërme, nis vaksinimi masiv i popullatës. Në sheshin “Skënderbej” janë bërë përgatitjen e fundit për instalimin e strukturave.

“Jemi duke vijuar punën për të ngritur Qendrën e Vaksinimit masiv në kryeqytet. Kemi ambicien për të kryer më gjithë Shqipërinë mbi 11 mijë vaksinime në ditë, deri në 15 mijë vaksinime. Kemi bërë shpërndarjen e dozave të vaksinës kudo në Shqipëri. Vaksinimin do ta kryejmë përmes mjekut të familjes, do të jetë lajmësi për vendin, datën dhe orën e vaksinimit. Qendra do të hapet nesër dhe të mundësojë kryerjen e 800-1000 vaksinimeve në ditë për të moshuarit. Do të jenë dy ambjente, dy çadra të mëdha të ndara me dhomëza”, njoftoi ministrja Manastirliu.

Sakaq në mbështetje të bluzave të bardhave të Ministrisë së Shëndetësisë do të jenë dhe mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura. Qendra e Vaksinimit te Arena Kombëtare do të vijojnë të kryejë vaksinimin për target grupet, që janë të moshuarit +85 dhe +80 vjeç, mjekët për dozat e dyta, mësuesit dhe pedagogët.

Lini një Përgjigje

Mijëra veta udhëtojnë në Serbi për një vaksinim falas

Marrëveshja për të pagjeturit mbetet enigmë