in

Nëse ju i besoni Zotit shqip, shkoni aty ku lutjet Zotit i bëhen shqip!

Arben Gashi

O Ju njerëz të mirë e atdhedashës, kudo që jeni!

Feja Islame s’ka arsye dhe nuk e ndërron identitetin dhe gjuhën e vet deri në ditën e kijametit, andaj mos i kërkoni fesë islame atë që s’mund ta bëjë dhe që me të drejtë përjetohet si ofendim për klerikët dhe praktikuesit e këtij besimi! Pra, lereni të qetë islamin në identitetin dhe gjuhën e vet, në interpretimet historike të tij, në orientimet e aleancat politike që i ka bërë publike kaherë, sepse nuk është mundësia e as synimi ynë reforma në islam, por largimi prej tij për shkak të dallimeve rrënjësore, identitare, gjuhësore, kulturore, ligjore, historike, orientimeve dhe interesave politike, botëkuptimeve konfliktuale, interesit për ekzistencë dhe vizionit për të ardhmen.

Nëse ju besoni shqip ashtu siç besoj unë, dhe nëse edhe ju ndjeni nevojë për rituale e simbolikë shqiptare, atëherë mos i kërkoni këto në adresë të fesë Islame, sepse dashje padashje shkaktoni huti dhe mosmarrëveshje të panevojshme!

Nëse ju i besoni Zotit shqip, shkoni aty ku lutjet Zotit i bëhen shqip!

Kuptojeni pra drejt dhe jepni secilit respektin që i takon. 

Feja islame e ka gjuhën e vet të cilën duhet marrë në konsideratë. Atij e asaj që nuk i pëlqen gjuha e fesë islame, le të bashkohet me ne si i bindur në domosdoshmërinë e angazhimit për mbrojtjen e interesit nacional, e jo assesi si qenje që ushqen urrejtje ndaj besimit fetarë në përgjithësi, dhe ndaj islamit në veçanti. Islami dhe Shqiptari nuk janë NJË. Islami dhe Shqiptari munden edhe pa njëri-tjetrin, andaj është shumë e këshillueshme që të insistohet në respektin e ndërsjellë, veçanërisht aty ku preken interesat nacionale.

Lini një Përgjigje

Blinken: Po shqyrtohen alternativat për të ardhmen e Gazës pas Hamasit

Blinkeni do t’i vizitojë Izraelin dhe Jordaninë