in

Nënshkruhet akti ligjor i BE-së: Nga janari pa viza në Evropë

U nënshkrua në Strasburg akti ligjor i Bashkimit Evropian, me të cilin Kosova hyn në listën e shteteve të cilave nuk iu nevojitet viza për hyrje në Evropë.

Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian, përshëndeti nënshkrimin e aktit ligjor për heqjen  e regjimit të vizave për kosovarët.

“Moment krenarie për Parlamentin Evropian, pasi sot e dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të Kosovës – për të udhëtuar, për të bërë biznes si dhe për t’i forcuar lidhjet me bashkëqytetarët evropian”, ka shkruar në Twitter Roberta Metsola.

Ky nënshkrim vjen një ditë pasi Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për heqjen e vizave për Kosovën,  duke përmbyllur kështu procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim, dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është në Strasburgut, ku po merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, ku është ftuar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

RTK-Strasburg

Lini një Përgjigje

Lista Serbe një me grupin paramilitar rus Wagner

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”