in

Në Xhamitë talebane janë fal moti krimet e Millosheviçit!

Shkruan: Mevi Rafuna

Një aktore e dështuar, e cila tash e ka marrë rolin e moderatores me shami dhe ka një kohë që promovon primitivizmin islamik,na u ba lajm këto ditë se qenka “moderatorja e parë me shami në një TV”. Shihni ku shkon propaganda e  talebanëve të cilët tash e tri dekada janë ba si hije e zezë, në familjet në shoqërinë dhe në shtetin tonë.

Të gjithë këto xhami që janë ndërtuar e kanë një “xhemat” të caktuar, të cilët janë me mjekrra dhe pantolla trefertal. Njeriu normal në dukje nuk lejohet aty-deri sa nuk pranon t’i shpërlahet truni, me marrina të shkretinës.

Kanë marrë aq shumë fonde dhe para,saqë kanë arritur të kenë qasje çdo kund që nga mediat deri në parlamentin dhe qeverinë e Kosovës.

Talebanët kanë arritur që Adem Jasharin,para rinisë sonë të paditur dhe të pa lexuar ta shfaqin si hero mysliman.

I kam dëgjuar vetë kangët e Adem Ramadanit i cili në stilin e ilahive i referohet Ademit si hero i myslimanëve. Dhe Bashkësia Islame e Kosovës zgjodhi ta festoj 28 Nëntorin pikërisht me këtë këngëtar. Nuk e kam dëgjuar kurrë që Naim Tërrnava të lutet për dëshmorët dhe martirët tanë!

Nuk e dëgjova kurrë t’i drejtohet Serbisë për gjenocidin shekullor të ushtruar ndaj nesh,në mënyrën më të tmerrshme. Sa herë i shikoj videot dhe fotot nga lufta, nuk e shoh as edhe një femër të re apo grua me shami përveç gjysheve tona, që shamijat me lule i kanë vendosur në krye për qëllime estetike, pasi ju kanë zbardhur flokët.

Bashkësia Islame me talebanët e saj i ka falur krimet e Millosheviçit ndaj nesh! Sepse vetë veprimet e saj janë kundër gjakut të derdhur për liri. Sot çdo gjë që promovohet nga islami- është kundër femres shqiptare, është kundër kodit tonë etik dhe është kundër shtetit të Dardanisë!

Dhjetori i zi për Vladimir Putinin

EU me sanksione ndaj Kosovës, SHBA ndaj Serbisë!