in

Në veri ka nacionalistë të përgatitur dhe shumë pro britanikë

 

 ERALD KAPRI

 

Ai ishte vazhdimisht në lëvizje për shkak të gjermanëve dhe e kaloi këtë kohë maleve me një numër prej rreth 200 mbështetësish. Njerëzit e tij ishin të pajisur vetëmme pushkë, pa mina, eksplozivë, granata etj, të cilat ishin të domosdoshme për një sulm të vendosur ndaj armikut. Në këtë situatë, Ganiu po siguronte armë dhe municione nga fshatarët e zonës, të cilët ishin siguruar nga tërheqja e partizanëve në këtë zonë.

Para se t’ishkonte misioni britanik, Ganiu u ishte ruajtur disa patrullave gjermane, por asnjëherë nuk tentoi t’i sulmonte me forcën që kishte. Në muajin maj, bazuar në udhëzimet e ardhura nga Let. Kolonel Meklein, unë mbërrita në rajonin e Hasit,me qëllimin e organizimit të bisedimit me shefat e veriut. U takova me Said Kryeziun dhe Lazar Fundon, të cilët përfaqësonin Ganiun dhe më shpjeguan situatën e përshkruar më sipër.

Unë konkludova se në veri, jo vetëm që ka një dëshirë për të luftuar, por ka gjithashtu nacionalistë të ndershëm, të përgatitur dhe shumë pro britanikë medëshirën për të ngritur një lëvizje luftuese me ndihmën tonë. Në datën 17qershor, Ganiu nisi njerëzit e tij për të sulmuar një patrullë gjermane.Rezultati ishte në favor të Ganiut dhe disa gjermanë u vranë, disa u plagosëndhe disa u kapën rob.

Ky ishte njëaksion i vogël në nisje, por do ishte starti i një sërë aksionesh të tjera shumë të suksesshme, të cilat provuan jo vetëm aftësinë e Ganiut, por i dhanë emër të merituar në të gjithë vendin. Prezenca e misionit britanik pranë Ganiut u dha më shumë kurajë shefave të tjerë në Kosovë, të cilët pasi morën letra nga Ganiu dhe nga vetë misioni, shumë prej tyre erdhën në shtab dhe shprehën dëshirën për të luftuar.

Disa shefa dhe shumë shqiptarë të tjerë nga veriu, që erdhën dhe u bashkuan me Ganiun, e së bashku patën aksione të rëndësishme si marrja e minierës në Zogaj apo sulmet nga jashtë Gjakovës, ndodhën për shkak të ndikimit të figurës së vetë Gani Kryeziut. Lëvizja e Ganiut, me ndihmat britanike po bëhej e fortë dhe më shumë efektive se KOSMET-i. Influenca e KOSMET-it ra për shkak të politikës së tyre dhe në këto kushte ata thirrën në ndihmë Brigadën e 5-të shqiptare të FNÇ- së,në mënyrë që të bënin çmos të arrinin objektivin për të ndaluar ndihmat për Ganiun.

Ky veprim nga partizanët ka qenë tepër i mirë llogaritur dhe nisi kohën kur Ganiu kishte vështirësi në municione dhe forcat e tij nuk ishin në gatishmëri. Nëse ata do të sulmonin Ganiun, atëherë do të kishin marrë përsipër dy gabime. Së pari do të kishin dëshmitarë misionin britanik dhe së dyti nuk do gjenin dot ndonjë justifikim në një kohë që mendimi i kësaj zone për komunistët nuk ishte aspak pozitiv për ta.

Ndaj atan dërmorën një plan të fshehtë e prapa krahëve për të kapur, së pari, misionin tonë britanik, me arsyetimin se çdo mision i huaj duhej të ishte nën kontrollin e qeverisë së re partizane. Si individ, Ganiu është me një personalitet i madh që dallohet nga ndershmëria dhe gjenialiteti i tij. Është shumë i arsimuar, ka udhëtuar në botë dhe është një zotëri i vërtetë. Kjo ndershmëri e ka bërë figurën e tij më me influencë dhe më të respektuar nga ata që e kundërshtojnë.

Nuk kam dyshim që ai mund të bëhej i ashpër, por vetëm në rastet që kjo duhej. Ai ka shumë besim te politika britanike, ndonëse di shumë pak për fatin e tij, dhe në të kaluarën ka bërë përgjegjës vetëm partizanët për çka po ndodhte në Ballkan. Më duhet të theksoj për Ganiun, i cili ndoshta është personi i vetëm që ka një influencë kaq të përhapur, që i dëgjohet fjala e që ka në lëvizjen e tij njerëzme ide të ndryshme, me fe të ndryshme etj.

Ai kurrë nuk deklaron një numër të madh personal mbështetësish. Ai nuk është si Kupi, Marka Gjoni, apo Muharrem Bajraktari dhe mbështetet vetëm në njerëzit e rajonit të tij. Por me thjeshtësi dhe si figurë kombëtare, ka tërhequr shumë njerëz nga çdo zonë e vendit në lëvizjen e tij, që duan të luftojnë për lirinë e vendin të tyre. Së fundmi, edhe oficerë nga xhandarmëria e Tiranës kanë dezertuar dhe kanë shkuar të bashkohen me lëvizjen e Ganiut.

Nëse do të vepronte siç iu sugjerua (dhe e detyruan,) që ai të bashkohej ne FNÇ-në, ai dotë shkonte atje i vetëm. Familja e tij, bashkëluftëtarët e ngushtë dhe pak mbështetës, do e ndiqnin nga pas, ndërsa të tjerët, që kanë luftuar përkrah ideve të tij, do e shuanin respektin dhe do largoheshin menjëherë nga lëvizja etij.  Për këtë nuk ka asnjë dyshim.

HASANK RYEZIU

Hasani ka ndjekur linjën politike të vëllait të tij, Ganiut, por ndonjëherë ka qëndruar i mënjanuar në disa çështje. Ai është më shumë antikomunist se i vëllai, por sërish neutral dhe jo aktiv. Ai është shumë i zgjuar dhe i ndershëm, por një kohësisht shumë trim në betejë dhe organizator i mirë, por sigurisht është inferior në raport me lidershipin e Ganiut. Roli i Hasanit në lëvizje ishte pas vëllait të tij, si numri dy i saj.  Ai ishte shumë i përshtatshëm për këtë vend për disa arsye. Pikë së pari, Hasani njihje mjaft mirë njerëzit, veçanërisht përgjatë Gjakovës.

Ndryshe nga Ganiu, ai kaloi një jetë më të qetë para lufte në shtëpinë e tij në Gjakovë. Është i martuar dhe ka disa fëmijë, ndryshe nga Ganiu, që e ka kaluar jetën më shumë larg shtëpisë. Së dyti, edhe ai ka shumë mbështetës dhe është shumë influencues në Gjakovë. Ndërsa Ganiu ishte në lëvizje duke gjetur mbështetës në të gjithë Kosovën, Hasani ishte forca që i garantonte mbështetës edhe më të shumtë në lokalitet. Së treti, ai ishte i aftë në menaxhim dhe në anët administrative në lëvizje, duke menaxhuar ndihmat që vinin nga ajri, duke rregulluar ushqimin që duhej apo çdo nevojë tjetër.

Këto aktivitete nuk e penguan për të marrë një rol më të madh në luftë kundër gjermanëve dhe vërtet që ai drejtoi operacione mjaft të vështira. Ai drejtoi operacionin e vështirë në Qafën e Prushit, duke kapur minierën e kromit.

SAID KRYEZIU

Saidi është vëllai i vogël i Ganiut dhe ndryshe nga vëllai i madh që u vra (Hasani), është shumë i interesuar në politikë dhe mjaft aktiv prapa skene. Ai u përfshi në politikë që gjatë kohës që ishte student në Paris dhe iu bashkua një lëvizjeje që ishte kundër Mbretit Zog,  pasi ai nënshkroi një marrëveshje në favor të qeverisë italiane në 1926.  Ai ishte pjesë e kësaj lëvizjeje deri në pushtimin e Shqipërisë, kur Zogu u largua nga vendi. Mes mbështetësve të kësaj lëvizjeje ishte edhe Enver Hoxha, i cili duke qenë i varfër, është mbajtur financiarisht nga Saidi.

Po ashtu edhe dr. Ymer Dishnivca dhe viktima tjetër e komunistëve, Mustafa Gjinishi. Saidi ka qenë në lëvizje që herët kur iu rezistua armikut e më pas u kap dhe u burgos në kamp përqendrimi në Itali, ku më pas u arratisën dhe mbërritën në Shqipëri, në dhjetor 1943. Që atëherë pat luajtur një rol shumë aktiv në lëvizje duke qenë këshilltari politik i Ganiut, veçanërisht në njohjen e politikës ndërkombëtare. Më vonë, me kërkesën e Lt. Kolonel Mekleinit, ai punoisi përkthyes për 3 muaj pranë misionit britanik që ndodhej me Abaz Kupin.

U shpresua se Said Kryeziu do të shkonte në Bari si përfaqësues i Ganiut, Muharrem Bajraktarit dhe Abaz Kupit. Kur kjo nuk u bë e mundur, ai u kthye në lëvizjen e vëllait, duke qenë sërish shumë aktiv. U kthye vetëm 4 ditë kur erdhi Brigada e5-të, e cila e arrestoi. Ai qëndroi si i burgosur politik, derisa u la të ikte për në Itali. Said Kryeziu është një shqiptar i jashtëzakonshëm dhe pavarësisht temperamentit nervoz, ka një inteligjencë dhe personalitet të shënuar. Është zotëri i vërtetë, plot sharm dhe i sinqertë. Eksperienca e tij e bën një bashkëbisedues shumë të mirë.

vijon

Lini një Përgjigje

Vëllai i Nazlije Sherifit akuzon IKSHPK-në, motra s’ishte me COVID-19

Lajmi që Rama po shet Det ka marr dhenë !