in

Në varrimin e Albert Krasniqit e pranishme edhe Besa Gashi

 

I është dhënë lamtumira e fundit ish-anëtarit të labelit Babastars, Albert Krasniqit.

Biznesmeni dhe miku i afërt i estradës shqiptare u përcoll për në banesën e fundit pak çaste më parë.

Ceremonia e varrimit është zhvilluar me një numër të madh njerëzish, ndërsa në mesin e tyre e pranishme ka qenë Besa Gashi, me të cilën raportohet se u nda pak muaj më parë.

Gjithashtu, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut të tij të ngushtë ishte edhe reperi Skivi.

Albert Krasniqi u vra të mërkurën, teksa dyshohet se dorasi ishte babai i tij, Skënder Krasniqi.

Avokati i Skënder Krasniqit në një deklaratë për medie tha se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

Lini një Përgjigje

Daily Mail: Festa ilegale e ditëlindjes së Rita Orës ishte shkelje e egër dhe famëkeqe e rregullave të izolimit

Sabrije Selimi, gruaja e parë shqiptare në marinën amerikane