in

Në Shqipëri, 14 raste të vdekjes, 565 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë raportoi këtë të diel 565 raste të reja me koronavirus. Kjo shifër duket ndjeshëm më e ulët se 2 ditë më parë pasi të premten pati një numër rekord me 836 raste të reja.

Por pse kjo diferencë kaq e madhe? Nëse u hedh një sy shifrave të raportuara duket se me rënien e rasteve të të infektuarve të rinj kanë rënë edhe testimet e kryera.

Të enjten u raportua për 2592 testime dhe 786 raste të reja. Një ditë më pas, të premten u deklarua një rritje e testimeve me plot 2677 të tilla duke u zbuluar 836 raste të reja.

Të shtunën pati një rënie të testimeve me 2470 teste nga dolën 737 raste të reja. Të dielën testimet ranë në 2084 me 565 raste të reja. Rënia e testimeve lidhet edhe me fundjavën, pasi siç dihet gjatë këtyre ditëve kryhen më pak analiza.

Ajo që nuk njeh rënie është numri i vdekjeve të raportuara. Të enjten pati 11 jetë të humbura, të premten 15, të shtunën 13 ndërsa këtë të diel 14 viktima. Të larta mbeten edhe shifrat e pacientëve në 3 spitalet covid ku po trajtohen 449 persona, 12 në terapi intensive ndërsa 6 pacientë janë të intubuar. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Serbia me ligje diskriminuese fshin adresat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Armenët djegin shtëpitë e tyre përpara eksodit masiv