Çfarë do t’i udhëzonte hoxha i Dardanisë po u tha se vaksina është me zhelatinë të derrit? Do t’u thoshte vdisni e mos e merrni? Apo do t’ua falte po e morën?
Në shekullin 21, kryehoxha i myslimanëve të Dardanisë u tregon besimtarëve se a duhet a s’duhet ta marrin vaksinën kundër kovitit 19. Në shekullin 21 hoxha i myslimanëve të Dardanisë komunikon me besimtarët e vet si në mesjetën anadollake, është haram a nuk është haram të merret vaksina, e prish agjërimin a nuk e prish agjërimin.
Ai nuk u thotë besimtarëve merreni vaksinën, sepse e shpëtoni jetën tuaj, shpëtoni jetë të familjarëve e popullit tuaj, por thotë merreni vaksinën se nuk e prishni agjërimin, merreni se nuk është haram. Çfarë cinizmi?
Çfarë do t’i udhëzonte hoxha i Dardanisë po u tha se vaksina është me zhelatinë të derrit? Do t’u thoshte vdisni e mos e merrni? Apo do t’ua falte po e morën?
Mëdyshja ta marrim a jo vaksinën nuk është e besimtarëve të Dardanisë, as që u bëhet vonë e prishën a jo agjërimin, ata që e mbajnë, nuk do t’u bëhej vonë as nëse është me xhelatinë të derrit, sepse jeta është shumë më e rëndësishme, por është hoxha ai që digjet të bëhet faktorë. Besimtarët dhe jobesimtarët po e marrin vaksinën pa e pyetur fare hoxhën, pa u brengosur fare e prishin agjërimin apo jo.
Por është kryehoxha ai që ka frikë se i dolën dorësh besimtarët, se nuk do ta pyesin, prandaj nxiton t’ua jep lejen pa ia kërkuar.