in

Në prag të samitit Trump – Putin Evropa po digjet, ndërsa Serbisë po i del flaka !

Sherif Ramabaja

Vuçiqit po i mbaron koha. Propagandën dhe gënjeshtrat e tij, e kanë vështirë t´i besojnë edhe vetë serbët e Kosovës, e jo të tjerët. Për ta mbajtur në pushtet po përpiqen Grenell, shkaku i leverdisë së majme nga lobimi kundër Kosovës, kurse në prapavijë edhe Ramës i përgjigjet mbetja e tij në pushtet, shkaku i interesave të tij personale.

Rama i ka dy arsye për mbajtjen e Vuçiqi në pushtet: me rënjen e tij ekziston rreziku që i njëjti skenar të përsëritet edhe ndaj vetes, kurse shkaku i dytë lidhet me Grenellin. Rama dhe Grenell angazhohen që Thaçin ta sjellin në pushtet dhe ta vazhdojnë planin e marrëveshjes me Serbinë, mbi ndarjen e Kosovës.

Çështje në vete mbetet, a do t´u premtoi koha, kur këto ditë po digjet Evropa nga zjarret, kurse Serbisë po i del tymi e flaka nga brenda, nga protestat e dhunshme të cilat e kanë përfshirë.

Vuçiqi tash për tash i ka drejtuar sytë nga samiti mes Trumpit e Putinit në Alaskë, duke i pritur rezultatet e tij. Po iu dorëzua Ukraina Putinit, Vuçiqi ka shpresë t´i bindë qytetarët e tij, që të kenë edhe një çik durim, sepse edhe ai njësoj sikurse Putini edhe ky do të veproi ndaj Kosovës. Për ruajtjen e pushtet Vuçiqi do të ta sulmonte Kosovën, me shpresë se do ta kishte përkrahjen e Rusisë, po kjo lojë e tij është me rreziqe të mëdha. Pasiguria është tejet e lartë. Mund ta pësoi njësoi si Millosheviqi, apo Dodiku tash në Bosnje.

 Kohët e fundit Serbia ka filluar me burgosjen e shqiptarëve në hyrje apo dalje të Serbisë. Kjo nuk po ndodhë rastësisht. Në njërën anë po e provokon Kosovën, kurse në anën tjetër po hakmerret, për prangosjet e ndonjë pjesëtari të komunitetit serb, ose ndonjë politikani të tyre, të cilët bien ndesh me shtetin ligjor. Që në nga ardhja e tij në pushtet, mundohet në perëndim të krijoj përshtypjen se serbët ishin të ndjekur e të persekutuar, e jo shqiptarët. Kjo lojë e Vuçiqit, luhet me një paramendim dhe prapavijë të caktuar. Ai në realitet është i prirë t´i luftoj shqiptarët, siç po bënë edhe tash, po kur është interesi i tij e i Serbisë, ai në të njëjtën kohë, e merr rolin e engjëllit e të viktimës.

Ende nuk i dihet, po koha nuk i premton shumë. Mund të jenë përpjekjet e tij të fundit, po si do të veprojë, mbetet të priten ditët në vijim. Nuk përjashtohet as mundësia e luftës qytetare në Serbi. Këto shenja po shihen derisa Vuçiqi po i nxitë dhe po i falënderon përkrahësit e tij, në përleshje me protestuesit.

Kosova në këto momente duhet të jetë e përgatitur, për çdo lloj skenari. Asgjë e mirë asnjëherë s´ka ardhur nga Serbia, prandaj nuk pritet të vijë as tash.

Mençuria më e mirë për shqiptarët do të ishte konstituimi i parlamentit, ose të përgatiteshin zgjedhjet e lira, por të verbuarit për pushtet, më me dëshirë do ta pranonin çdo skenar tjetër, sesa të pajtoheshin me qeverisjen e Kurtit.

Rrjedha e ngjarjeve mund të jetë e rrëmbyeshme, sikurse flakët që e kanë kapluar Evropën. Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur, që t´i presin ngjarjet në stuhi. Pritja mund të hakmerret. Nuk jemi të vetmit, të cilët po ecim nëpër tehun e shpatës.

 Një veprim, në këto kohë të trazuara, mund të jetë shpëtimi, ose përmbysja. Nga historia kemi ngjarje të shumta, përafërsisht të ngjashme. Mjafton të kujtohet rasti i Luftës së Dytë Botërore. Shpëtim i kohës për shqiptarët do të ishte po të ishin pjesë e perëndimit, e jo e lindjes. Fatkeqësisht fituan forcat e errëta komuniste dhe mbetën nën këmbën e socializmit sllav, mjerimit. Të mësohet nga pësimet.

Tomislav Markoviq: Lufta është kthyer në shtëpi

“Komuniteti ndërkombëtar po përgatit strehë për Aleksandar Vuçiqin”