Së fundmi janë publikuar edhe votat e kësaj partie për qytetin e Pejës.
Më së shumti vota në këtë qytet mori, kandidati për kryeministër i kësaj partie. 5 mijë e 361 pejanë e votuan Hotin për kryeministër.
Pas tij në vendin e dytë renditet njëri nga figurat kryesore të kësaj partie, Kujtim Shala. Ai ka arritur marrë 5 mijë e 54 vota.
Pas tyre në vendin e tretë për nga numri i votave renditet Shkumbin Gashi i cili mori 3 mijë e 804 vota.
Ndërsa në vendin e katërt renditet Blerim Rexhbogaj, i cili nga pejanët ka marrë 1 mijë e 834 vota.
Pesëshen e parë e përmbyll ministrja e financave në detyrë, Hykmete Bajrami, me 1 mijë e 555 vota.
Më poshtë ua sjellim votat që kanë marrë në Pejë dhjetë kandidatët e parë në listën e LDK-së:
1. Avdullah Hoti- 5361
2. Kujtim Shala- 5054
3. Hykmete Bajrami- 1555
4. Agim Veliu- 206
5. Behgjet Pacolli- 384
6. Lirije Kajtazi- 70
7. Anton Quni- 909
8. Arben Gashi- 1754
9. Ardita Dushi- 120
10. Driton Selmanaj- 278