in

Në Libanin e luftës fetare e civile

Kjo në foto është vija e gjelbër. Ndante Bejrutin në 2 pjesë: në Bejrutin Lindor dhe në Bejrutin Perëndimor.

Nga njëra anë të krishterët, nga ana tjetër myslimanët. Myslimanët të ndarë në grupe kundërshtare, edhe të krishterët të ndarë në grupe kundërshtare.Fraksionet e të krishterëve në aleancë me fraksionet e myslimanëve, luftonin kundër fraksioneve të myslimanëve aleatë me fraksionet e të krishterëve.

 Rrëmujë e madhe. Sunitët kundër shiitëve, katolikët kundër ortodoksëve, të gjithë kundër të gjithëve, kundër gjthçkaje.Vija që ndante qytetin ishte e pakalueshme. Ruhej vazhdimisht nga snajperat, ushtarë dhe paraushtarakë.Përpara se të fillonte lufta civile, Libani ishte vendi me i zhvilluar i Lindjes së Mesme dhe shteti i preferuar i europianeve ne kete rajon. Pas perfundimit të Luftes se Pare Boterore, Libani ishte nen sundimin francez dhe fitoi pavaresine në vitin 1943. 

Vendi ishte mjaft i perparuar, me një ekonomi shume te zhvilluar, perfshire turizmin, sistemin bankar, tregtine dhe bugesine. Per shkak te fuqise financiare dhe stabilitetit gjate viteve 1950 dhe 1960, Libani u quajt “Zvicra” e Lindjes së Mesme dhe Bejruti “Parisi” i Lindjes se Mesme. Qyteti i preferuar i aktorëve dhe VIP-ave nga e gjithë bota, një ekonomi e bazuar në fonde, shërbime dhe depozita bankare. 

Në Bejrut, hebrenjtë, myslimanët, të krishterët, arabët dhe të huajt jetonin dhe bashkëjetonin në harmoni dhe luks.Më pas shpërthen konflikti izraelito-palestinez përtej kufirit. Mijëra refugjatë derdhen në Liban, i cili bëhet vendi me më shumë refugjatë për nga numri i banorëve në botë.Sistemi ekonomik është i papërgatitur, dobësohet, siguria bankare lëkundet. Presionet e shumta nga Siria, Irani, Franca, rënia e çmimit të naftës, borxhet e shumta e çuan vendin në një paqëndrueshmëri të përhershme, duke e privuar dhe zbrazur nga të gjitha pasuritë.Aktualisht ka më shumë libanezë jashtë Libanit sesa në Liban. 

Në mars 2020 vendi shpall falimentimin, i rraskapitur nga 45 vjet luftëra civile, beteja të brendshme, fërkime dhe ndërhyrje nga jashtë. /Fotografitë që kanë bërë historinë/ KultPlus.com

Lini një Përgjigje

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Budapest kundër Viktor Orbanit

Fundoset anija me 130 pasagjerë në Mozambik, humbin jetën 90 persona