in

Ndeshja Kosovë-Andorrë, FFK-ja ndalon birrat për tifozët

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përkufizon Kosovën si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare, por Federata e Futbollit të Kosovës ka nxjerrë vendim që për muajin e Ramazanit, tifozëve të mos iu lejohet konsumimi i pijeve alkoolike në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja mes Kosovës dhe Andorrës filloi nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. FFK-ja për këtë ndeshje ka ndaluar shitjen dhe konsumimin e birrës nga tifozët e pranishëm në stadium.

Kombëtarja e Kosovës po barazon me rrjeta të paprekura në 45 minutat e para të sfidës përballë Andorrës. Takimi i cili po zhvillohet në “Fadil Vokrri” po luhet për llogari të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Miqtë kanë qenë të tërhequr në mbrojtje gjatë gjithë pjesës së parë, me përjashtim të disa daljeve sporadike. Ndeshja është e dyta për Kosovën në këto kualifikuese. Takimi i parë i zhvilluar përballë Izraelit në transfertë përfundoi në barazim 1-1. Ndryshe, kjo praktikë është hasur në stadiumet e Katarit gjatë Kupës së Botës ku pijet alkoolike brenda dhe në zonat jashtë stadiumeve nuk ishin lejuar. Alkooli në Katar ishte lejuar vetëm në vendet e licensuara (hotele luksoze), teksa birra pa alkool përbënte përjashtim.

Lini një Përgjigje

Turizmi solli një rekord prej 1 miliard eurosh të ardhura në 2022…

Vëllëzërit Kryeziu kërkonin mbështetjen britanike (1)