Ka ndërruar jetë në spital 17-vjeçari që u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.
Sipas News 24, 17-vjeçari Eljo H., nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pas përplasjes së ndodhur dje në Llogara.
I riu ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar drejt stacionit të autobusit, kur është goditur me makinë nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano.
Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital.
“Në dëshminë e tij të parë, Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes dhe shoqëruan Bollanon në komisariat. Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar.”, njofton BW.