in

Ndërroi jetë Riza Smaka

Në mëngjesin e sotëm ka vdekur profesori universitar dhe njohësi i së drejtës, Riza Smaka.

Lajmin e ka bërë të ditur, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, një nga anëtarë të familjes së tij.

“Të qoft i lehtë dheu i Kosovës Dajë Riza Smaka”, ka shkruar një familjare.

Profesori i njohur Smaka ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në legjislaturën e viteve 2008-2011.

Smaka ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Smaka ka lindur në Rugovë të Pejës, në vitin 1943. Diplomoi në Fakultetin Juridik më 1971, pastaj e kreu Provimin e Jurisprudencës. Magjistroi më (1979), ndërsa doktoroi (1987).

Profesor Riza Smaka përveç ushtrimit të detyrës së profesorit universitar, ka ushtruar edhe shumë funksione të tjera të larta shtetërore.

Lini një Përgjigje

‘Do të jetë një vit i lumtur nëse kujdesemi për të tjerët ashtu si Zoja kujdeset për ne’

Ky është farmacisti që shkatërroi qëllimisht 570 doza të vaksinës covid-19