in

Ndërroi jetë Dr. Ramadan Xhema, loboi për Kosovën dhe Çështjen Shqiptare në SHBA

Ishte vëllai dhe bashkëpunëtor i aktivistit dhe bamirësit të shquar Jim Xhema

Dr. Ramadan Xhema ndërroi jetë sot, në 8 dhetor 2020. Gjatë viteve 1980-2010, u shqua si veprimtar i komunitetit shqiptaro-amerikan në punën e madhe për lirinë e Kosovës dhe çështjen shqiptare në SHBA.Ai ishte vëllai i figurës së shquar shqiptaro-amerikane Jim Xhema, aktivist dhe bamirës për të cilin kemi shkruar shumë në gazetën “Illyria”.Dr. Ramadan Xhema u lind më 17 dhjetor të vitit 1936 në Tupallë, komuna e Medvegjës.Familja e tij gjegjësisht babai Abaz Jusuf Vranoci ishte shpërngulur nga fshati Vranoc i Lebanës në Tupallë. Shkollën fillore në gjuhën serbe e kreu në Medvegjë Ndërsa regjistroi gjimnazin në Prishtinë në vitin 1951. Pas pak kohe u transferua në Normalen e Gjakovës. Nga Normalja kaloi në gjimnaz me qëllim të regjistrimit në fakultetin e mjekësisë.Pasi punoi si mësues në Prishtinë regjistroi mjekësinë në Rijekë të Kroacisë. Aktivitetin kombetar e filloi qysh i ri. Si student i vitit të dytë burgoset nga organet e policisë. I lidhur në pranga të policisë gjate rrugës për në Leskoc kërcen nga treni dhe kështu u ik policisë. Pas fshehjes së gjatë prap bjen në duart e policisë dhe burgoset në Sllavonski Brod. Mirepo fatmiresisht pas gjykimit në Leskoc lirohet si i pafajshëm. Akuza kunder tij ishte “Aktivist i Shqipërise se Madhe”.Në vitin 1980 së bashku me motrën i bashkohen vëllait Jim Xhema në SHBA.Që nga ai moment fillon veprimtaria e tij patriotike edhe në Shtetet e Bashkuara. Dr. Ramadan Xhema bëhet pjesëmarrës i kudogjendshëm i organizimeve shqiptare në Amerikë.Ka qenë mik i gazetës “Illyria”, kontribues me shkrime dhe ide, i hapur e mirëpritës me gazetarët.Vitet e fundit të jetës preferoi t’i kalonte në Kosovën e tij të dashur, njofton gazeta Illyria.

http://illyriapress.com/nderroi-jete-dr-ramadan-xhema-loboi-per-kosoven-dhe-ceshtjen-shqiptare-ne-shba/

Lini një Përgjigje

Veprat shqipe të botuara në Zarë të Kroacisë

Franca vendos orë policore nga 15 dhjetori