in

NATO – ja në 75 vjetorin e saj, me plan për ndarjen e Serbisë!

Satirë 

Sherif Ramabaja

Me largimin e Serbisë nga Kosova, ishte menduar që gjendja në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të qetësohej. Si duket ky ishte vlerësim i gabuar.  Nacionalizmi në Serbi me ndihmën e propagandës ruse, ka kapur caqet e  çmendurisë.

Kjo gjendje i ka konvenuar edhe presidenti serb Vuçiq, i cili vetë më së shumti i frynë zjarrit të racizmit dhe luftës. Derisa e kërkon mbështetjen dhe përkrahjen ruse  kineze, iraniane, të shteteve arabe, të Koresë Veriore, Bjellorusisë, Palestineze etj. për planet okupuese të tij, në perëndim e loz rolin e viktimës.

Këtë lojë të tij me vite janë duke e studiuar organizata dhe organizma të ndryshëm me ndikim ndërkombëtar siç janë: Naza, industria e filmit nga Holliëood – i, shoqata e filmit për çmimin Oskar, Disneyland në Paris, komisioni i ndarjes së çmimit Nobel në Stokholm, Amazon, Apple, IA, etj.

 Në anën tjetër planet serbe fuqishëm i përkrahin Irani, Venezuela, Bjellorusia, Korea Veriore, Republika serbe e Bosnjës, shtete të ndryshme arabe, republikat myslimane ruse, talebanët (duke përfshirë edhe ata të Kosovës, Luginës, Maqedonisë, Shqipërisë)  etj.

Naza i ka propozuar Vuçiqit, në rast se zbulojnë ndonjë planet të banueshëm,  do t´ia mundësojnë fluturimin falas deri atje. Po i pëlqeu dhe vendos të qëndroj aty, do t´ia dërgojnë edhe të gjithë votuesit e tij me vete. Me këtë rast Naza planifikon që t´ia plotësoi Vuçiqit, oreksin e pangopshëm të pushtuesit.

Holliëood po ashtu e ka njoftuar Vuçiqin mbi projektin e xhirimit të një filmi  mbi ish shefin e tij, Miloseviqin. Rolin mbi Miloseviqin do t´ia besojnë Vuçiqit me arsyetimin: nga përvoja si ministër i propagandës së tij, më mirë se ai që do ta mishëronte këtë rol, nuk do ta gjenin asnjë tjetër në botë.

Disneyland po ashtu do ta hapë një pavijon ekstra, për ta lartësuar Serbinë në udhëheqjen e katër luftërave në ish Jugosllavi. Këtë nuk e ka arritur askush në kohën më të re, përpos Serbisë: t´i organizoi, t´i udhëheq dhe t´i përfundoi katër Luftëra.

Komisioni për ndarjen e Nobelit në Suedi, po ashtu ka marr iniciativë që ta fusë Serbinë në listën për fitimin e çmimit Nobel. 

Kushtet janë rigoroze, po me angazhim dhe punë të institucioneve perëndimore dhe personaliteteve të shquara: Borrell, Lajqak, Hill, Escobar, Trump, Grenell, Putin, Laërov, Xi, Kim, Naim Tërnava, Shefqet Krasniqi etj. nuk do të thotë që kjo nuk do të jetë e pa arritshme.

Në realitet ajo do të duhej vetëm të heq dorë nga Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia në mënyrë që Nobeli për paqe, t´i ndahej Serbisë.

Çështja do të ishte se kush mund ta bindë Serbinë që të heq dorë nga katër shtete, të cilat i konsideronte të vetat. Të ishte vetëm njëri, po në pyetje janë katër shtete.

Cili vend në botë do ta pranonte një propozim të tillë? Asnjëri. Pra si do t´i pranoi Serbia këto kushte? Vuçiqi u qull në djersë. Me gishta i nxori brekët nga prapanica, pa ditur se ç´bënte, dhe u kërcënua se të gjitha këto institucione, së bashku me Kurtin, po mundohen t´ia hedhin atij, popullit serb dhe Serbisë.

Ne jemi popull i vogël, po nuk i nënshtrohemi askujt. Ne nuk e japim Kosovën, nuk do ta japim as Bosnjën, as Malin e Zi dhe as Maqedoninë.

 NATO kur dëgjoi deklaratën e Vuçiqit, në 75 vjetorin e saj, urdhëroi që plani të vihej në përdorim.  

Pushtimi do të bëhej kësaj radhe edhe me trupa tokësor dhe do të ketë një ndarje të Serbisë. Në ndarje do të marr pjesë edhe Shqipëria, si vend fqinj dhe anëtar i aleancës.

Shqipëria u pajtua që ta marr pjesën jugore të Serbisë. (nëse Rama sdo të kishte gjë kundër) Kërkesa u pranua edhe nga shtetet anëtare.

Plani tashmë është i gatshëm, pritet vetëm sulmi dhe zbatimi i tij. Kjo do të varet nga rrethanat e kohës.

Mars – Rover (Satirë)

Në 25-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, SHBA i kërkon Serbisë drejtësi

Ndikimi i temperaturave të larta tek shëndeti i njeriut