Preveza Abrashi
Traditat e lashta shqiptare:
Vene ne zjarr nje trung e dy a tre shkopinj te pergatitur enkas per ritet e kesaj nate. Kur dy vete ne mbremje sjellin buzmin ne vater, tere njerezit e familjes ngrihen ne kembe e thonin:
“po vjen buzmi bujar,
me gjethe e me bare,
me edha e shqerra,
mbas dimrit vjen vera…”
Me kashten rituale te bere ne mbremje nen tryezen e festes, shkonin ne mesnate e benin lemin ne are, nje rreth me nje iks ne mes.
Me kashten rituale lidhnin dhe pemet me fruta.
Te tera keto, beheshin per mbaresi ne njerez, ne bageti, ne ekonomi bujqesore.
Fjalën Buzëm në kuptimin e drurit ritual, ose edhe jashtë tij, prof. Eqrem Çabej e shpjegon si një fjalë që bën pjesë në fondin e fjalëve autoktone të shqipes të trashëguar nga periudha e lashtë indo-evropiane, që prej andej ka shtegtuar në gjuhë të tjera.Buzmi, i përbërë nga ky dru, duhej të qëndronte i ndezur tri ditë e tri netë në datat 24, 25, 26 dhjetor.