in

Nasim Haradinaj sot del para Gjykatës Speciale në Hagë

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, do të paraqitet sot në orën 15.00 në sallën e gjyqit të Gjykatës Speciale në Hagë.

“Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Paraqitja e parë e Nasim Haradinajt do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit brenda mjediseve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndryshe, Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Të arrestuarit e së shtunës nga forcat serbe, njëri lirohet, tjetrit 30 ditë paraburgim

Korça e rinisë sime