Naser Shatrolli, dramaturg dhe regjisor u zgjodh drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar pasditen e së enjtes ka vendosur që Shatrolli ta merre drejtimin e institucionit pesë muaj pasi këtë pozitë e mbante si ushtrues detyre.
Pas intervistave të së mërkurës sipas vlerësimit të anëtarëve të këshillit, Shatrolli ka lënë prapa dy kandidatët tjerë, Kushtrim Sheremetin dhe Blerim Krasniqin.
Prej majit të vitit 2016, ai është zyrtar për biblioteka në Ministrinë e Kulturës.


