in

Naim Fetahu: Ka shumë të pakënaqur me pushtetin 20-vjeçar në Podujevë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, ka votuar në shkollën fillore “Esat Mekuli”, në fshatin Dobratin.

Pas hedhjes së votës së tij, Fetahu ka thënë se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme për komunën e Podujevës dhe ka ftuar të gjithë llapjanët që të marrin pjesë në votim.

“Zgjedhjet lokale janë më të rëndësishme se ato nacionale. Këto zgjedhje, na prekin direkt ne që jetojmë në këtë komunë. Janë zgjedhje për mirëqenien tonë, për punësimin e qytetarëve tanë, për përmirësimin e kushteve për mësimdhënësit tanë e mbështetjen e sipërmarrësve. Janë zgjedhje të cilat vendosin për të rinjtë, gratë, të moshuarit e kategoritë e luftës dhe të gjithë së bashku. Unë jam i bindur që asnjëra nga këto kategori nuk janë të kënaqura me këto 20 vjet sesi është sjellë pushteti ndaj tyre. Prandaj, unë ftoj të gjitha këto kategori, të gjithë qytetarët llapjanë, që sot të dalin në mënyrë sa më masive në zgjedhje dhe të bëjnë ndryshimin e vërtetë i cili do të përmirësoj; rrënjësisht jetën e tyre”, ka thënë Naim Fetahu./ EO

Lini një Përgjigje

Nexhmi Rudari apelon te qytetarët që të dalin të votojnë

Shpejtim Bulliqi: Dhashë votën për të ardhmen e qytetarëve të Podujevës