in

“Na kanë mashtruar se, xhamiat na e kanë ruajtur kombin, gjuhën, shqiptarinë”

Tim SHKUPI-

“Në Gadishullin Ilirik, që sot e quajnë Ballkan, në trojet shqiptare Dem bab Dem, në kisha gravitojnë sllavishtfolësit, ndërsa në xhamia gravitojnë turqishtfolësit, shqipfolësit, sllavishtfolësit dhe shumë të tjerë.Neve na kanë mashtruar duke na thënë se xhamiat na e kanë ruajtur KOMBIN, gjuhën, shqiptarinë, gjë që nuk është e Vërtetë, pavarësisht ca përjashtimeve shumë të vogla gjatë historisë, te shqiptarët me ndjenja të forta kombëtare.Kemi kishë serbe, greke, bullgare, kemi edhe kishë maqedone, të cilën e kontestojnë, por kemi edhe kishë shqiptare, por në krye të saj është një grek, që e nderojnë të gjithë përfaqesuesit politik të shtetit shqiptar.Pak nëse merr frymë, ndalesh dhe e lëshon frymëmarrjen me lehtësi, do të shohish se kishat janë organizimi kryesor që i kanë ruajtur sllavët që erdhën në gadishullin ilirik në shekullin 6 dhe me vonë përmes tyre krijuan pashallëke, mbretëri, gjuhë dhe kombe në kurriz të shqiptarëve autokton, ku çdo gjë shqiptare u sllavizua.Xhamitë në trojet shqiptare ende janë me ikonografi, arkitekture të Perandorisë Osmane, por edhe me e keqja është se në vizatimet e tyre brenda, pavaresisht artit të lehte me kaligrafi, në to theksohet bllasfemia kundër Kuranit, pak më e sofistikuar se bllasfemia e theksuar përmes ikonografive të kishave.Unë e mbaj mend dhe jam dëshmitar se nëpër xhami liturgjitë janë mbajtur në gjuhën turke, në gjuhën maqedone. Ndërsa në Maqedoni aty ka fundi i viteve të 70-ta ka filluar të mbahen liturgjitë në Shqip.Shkuarja në këto xhami është me kujtuar perandorinë e cofte, të ngordhur Osmane dhe jo Allahun.Me kujtuar Allahun është me sherbyer vetëm Allahun dhe me qenë i lidhur në Salat 24 orë dhe me shku te faraonët e vegjël te institucioneve shqiptare me i disciplinuar pak para shpërthimit të Madh.E di se është vështirë të pranohet kjo e Vërtetë nga frikacakët, mëkatarët dhe zhvatësit e shqiptarëve, por kjo e vërtetë shumë shpejtë ka me ua shurdhuar veshët me një ZILE të fortë”.

Lini një Përgjigje

Rita Ora pjesë e filmit “Tin Soldier, pjesë e filmit edhe Jamie Foxx e Robert De Niro

Promovohet libri “Rugovën, si e kam njohur” nga Gani Mehmetaj