Postuar nga Nijazi Muhamedi
PO TË VIJË PUSHTUESI
(Bertolt Breht)
Po të vijë pushtuesi te ju, në qytet,
Ta bëni t’i duket që s’e ka pushtuar vërtet.
Askush ndër ju atij të mos i japë çelës,
Se ai s’vjen si mik, se ai vjen si shkelës.
Mos nxirrni për të ngrënë dhe sofër mos i shtroni,
Karrige e shtrat per të të shkoni t’i copëtoni.
Atë çka s’digjni dot, ta fshihni ku mos duket.
Përmbysni çdo gotë qumësht, groposni çdo krodhe buke.
Ta bëni të klithë: Ndihmë! Ta quani : Barbar!
Tani bëni të haje dhe, të rroje përmbi zjarr.
Edhe sikur të lutet, as gjellë – as mëshirë.
Që s’ka qytet për të, ta marrë vesh fort mirë.
Ku sheh – të shohë hiç; ku hyn – të gjejë asgjë.
Ta dijë që në qytet bujtinë s’ka për të.
(Shqipëroi:Petraq Kolevica)