in

Myftiu i Serbisë në festimin e Ditës së Rusisë në Beograd

Blerim Latifi

Festimi i Ditës së Rusisë në Beograd. Në mesin e të ftuarve duket edhe Sead Nasufovič, Myftiu i Serbisë. Si gjatë luftës, edhe sot, Rusia mban qëndrim të palëkundur kundër boshnjakëve muslimanë, por boshnjaku Nasufovič ndodhet në festë për ta dëshmuar se komuniteti që ai e drejton në Serbi, qëndron në përputhje me politikën e shtetit serb ndaj Rusisë. Në fakt, e kundërta as që do të mund të vinte në shprehje.  

Veç të shqiptarët bën vaki që bashkësi fetare dhe klerikë të ndryshëm të ndjekin haptas agjenda antikombëtare dhe askush të mos guxojë t’ua prish tymin e duhanit, siç i thonë fjalës. 

Madje, për më keq, edhe i promovojnë si autoritete morale.

Lini një Përgjigje

Paqja që po na rrëshqet…

SHBA, Britania dhe Gjermania: Të lirohen menjëherë tre policët e Kosovës