in

Muzika serbe në bregdetin shqiptar

Dikush tha se lufta propagandistike për bregdetin shqiptar qenka luftë e Vetëvendosjes kundër partive të lidhura me PS-në. Ata qe qenkan me VV  e nxikan realitetin shqiptar-bregdetar, ndërsa ata që janë me partitë tjera e bëjnë të mrekullueshëm këtë realitet.

Unë isha dikur kritik ndaj VV, prandaj ma rrezikuan ekzistencën. Një vjet pasi erdhën në pushtet për hakmarrje ma ndërprenë pensionin, të vetmin burim jetese.Por jam kritikë edhe ndaj kafexhinjve e mafisë turistike shqiptare, që i lëndojnë plagët tona të luftës me muzikë të kohës së Millosheviçit e të Arkanit, e ndjejë vetën keq pse këta shqiptarë janë servilë e të  padinjitetshëm ndaj serbëve.

Ata janë edhe budallenj, sepse duke ua bërë qefin 2 për qind të turistëve nga Serbia, rrezikojnë të humbasin 98 për qind të turistëve nga Kosova.

Në këtë marrëzi pastaj dalin komisarët politikë enveristë-titistë dhe të thonë: kush të paguan? Ç’ke ti kundër muzikës serbe?

Lini një Përgjigje

Rama: Prishtina, për 100 ditë epiqendër botërore e artit dhe artitekturës

Sipas propagandës ruse janë vrarë 61 mercenarë të Kosovës në Ukrainë